Aplikacion
Policia njoftoi se Duka u arrestua në një provincë të Belgjikë, në operacionin e koduar “Provinca”.
37 -vjeçari Leonard Duka ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Duka dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Santiago Malko, e ndodhur në gusht të viti 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë. /Zoom.al