Aplikacion
Vendimi i arrestit në shtëpi u pranua nga gjykata dhe u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Po gjatë orëve të mbrëmjes, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ai u pezullua menjëherë nga detyra.
Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për Drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
Ai akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Sipas organit hetues, në datën 02 gusht 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në Rrugën Mine Peza, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Ervin Muça.
“Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, informoi prokuroria.