zoom

Aktualitet

Arrestohet 61-vjeçari në Korçë, dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij 8-vjeçare

Një 61-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.  I arrestuari është Jani Kallanxhi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas asaj që është mësuar vajza është 8 vjeçe. Raportohet se e ëma është me probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.