zoom

Aktualitet

Arrestohen 16 punonjës të OSHEE-së në Gjirokastër

Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar për punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër.

Masat e lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të mërkure nga policia.

Shumica e këtyre masave janë me ‘arrest në burg’ ndërsa të tjerat janë me ‘detyrim paraqitjeje’. Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE të rajonit jugor.

Postime të lidhura