zoom

Aktualitet

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, në shënjestër të SPAK edhe disa zyrtarë të tjerë

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i policisë i finalizuar mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK ku është vënë në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Burime bëjnë me dije se bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë. Urdhër ndalimet për ta janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkimet të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.

Alla akuzohet pikërisht për abuzim me tenderat publikë dhe korrupsion gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj.