Aplikacion
Veliaj duket se e përdori reagimin e tij të regjistruar nga zyra në Bashki edhe për t’i dhënë një mesazh Edi Ramës. Ai i kujtoj kryeministrit Arben Ahmetajn, duke i thënë se, nëse bashkëpunëtorët e tij kanë vjedhur ai nuk di asgjë, siç Rama nuk dinte asgjë për aferat e Ahmetajt.
“Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?
Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?! Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!”
Veliaj tha se ai nuk kishte vjedhur kurrë në të gjithë periudhën që drejtonte bashkinë e Tiranës, por nuk shpjegoi se si është e mundur që thuajse të gjithë drejtorët e tij janë para drejtësisë për vjedhje galopante. Ai akuzoi opozitën dhe disa media e gazetarë për gjueti shtrigash, por nuk sqaroi se çfarë masash kishte marrë ai si kryetar Bashkie për të parandaluar korrupsionin. Po ashtu ai nuk sqaroi publikun dhe votuesit se sa raste korrupsioni ka denoncuar vetë Bashkia pranë prokurorisë. Sipas Kreut raportit te SPAK, denoncimet nga kjo bashki janë zero.
Deklarata e plotë e Veliajt: