zoom

Bota

Armë, dy çanta dhe kamera, çfarë u gjet në shkurret ku u fsheh autori që tentoi të vriste Trump

Donald Trump është i sigurtë pas asaj që FBI e përshkroi si një tentativë të dukshme vrasjeje në klubin e tij të golfit në West Palm Beach, Florida.

I armatosuri i dyshuar, i fshehur në shkurre pranë fushës së golfit, u pa nga një agjent i Shërbimit Sekret i cili po kryente kontrolle sigurie ndërsa Trump po luante golf.

Agjenti pa tytën e kallashnikovit që dilte nga shkurret dhe qëlloi drejt të dyshuarin, i cili sipas zyratëve ishte rreth 274 deri në 557 m larg nga Trump.

I dyshuari iku me një makinë, por më vonë u ndalua dhe u arrestua në autostradën I-95. Ai është identifikuar si Ryan Wesley Routh.

Një kallashnikov i stilit AK-47, një kamerë GoPro dhe dy çanta shpine u gjetën më vonë pranë vendit ku ishte fshehur i dyshuari, thanë zyrtarët.

Trump nuk u lëndua dhe më vonë shkoi në mediat sociale duke thënë se ishte “i sigurt dhe mirë”.