Aplikacion
Sulmuesi 22-vjeçari shqiptar bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe shënoi golin e dytë për blutë e Londrës në minutën e 19’, teksa qëndroi në fushë për 64 minuta, kur edhe u zëvendësua nga Sterling e la fushën me ndihmën e mjekëve.
Nuk dihet ende nëse ishte një tjetër dëmtim, apo thjesht një masë sigurie e sulmuesit, për të mos rrezikuar më shumë, teksa vlen të theksohet se për derbin e Londrës, Broja u vlerësua me notën 7.2 nga sajti i specializuar ‘SofaScore’.
Sulmuesi shqiptar shënoi një gol, shpërdoroi një mundësi të mirë në fillim të pjesës së dytë me kokë dhe krijoi disa mundësi për shokët e skuadrës, duke treguar se ishte në formë mjaft të mirë.
Sulmuesi kuqezi realizoi me sukses 3 nga 4 tentativat për driblim, fitoi 5 nga 7 duelet me kundërshtarët dhe 2 nga tre duelet ajrore, teksa më pas la fushën i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të Chelsea-t. /zoom.al/