zoom

Slider

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani s’janë ndarë, dyshja kapen mat bashkë

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca nuk s’janë ndarë. Balerini dhe moderatorja janë fotografuar së bashku pas daljes Gracianos nga BBV.

Dyshja janë kapur mat së bashku duke bërë shopping në një qendër tregtare në Tiranë, duke na treguar se kanë rregulluar mosmarrëveshjet mes tyre.

Graciano Tagani la të nënkuptohej gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV se lidhja e tyre është në krizë.

“Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e merr çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara”, tha ai.

Por balerini dhe moderatorja duket se tashmë i kanë dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre.