zoom

Politikë

Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës

Ashtu siç Zoom.al njoftoi ditë më parë, ish-drejtori i përgjithëshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës.

Kujtojmë se Veliu i dha pak kohë më parë dorëheqjen kryeministrit Edi Rama me argumentin se dëshironte tanimë t’i përkushtohej familjes.

Rikthimi i tij në një post zyrtar vjen pas lënies pas të një tjetër posti, i shoqëruar me kritika të shumta, diskutime dhe dritëhije.

Postime të lidhura