zoom

Slider

Arbër Hajdari bëhet baba me një vajzë: Zoti na bekoi mua dhe Vlerën…!

Analisti i “Big Brother VIP Albania” edhe për këtë sezon, ka marrë lajmin më të bukur të jetës, pikërisht para nisjes së spektaklit aq të ndjekur vitet e fundit.

Arbër Hajdari ka publikuar pak më parë në profilin e rrjetit të tij social Instagram një fotografi me pritje të ëmbël dhe një dedikim dhe falenderim.

Analisti është bërë me një vajzë nga partnerja e tij, të cilën e mban në duar dhe thotë se “Zoti e bekoi atë dhe Vlerën”.

Dhe në fund, përveç të mirave që uron për vajzën e tij të sapoardhur në jetë, Hajdari uron edhe çdo shqiptar që të ketë begati dhe harmoni.

Më poshtë postimi i plotë:

“Të dashur miq!

Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze.

Për këtë, falenderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë.

Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes”. /ZOOM.AL/

Analisti i “Big Brother VIP Albania” edhe për këtë sezon, ka marrë lajmin më të bukur të jetës, pikërisht para nisjes së spektaklit aq të ndjekur vitet e fundit.