zoom

Lajme

Arbër Hajdari rrëfen për herë të parë emrin që i kanë vendosur vajzës: Më ngjan mua…

I ftuar në “Cherry on Top”, opinionisti i BBV Arbër Hajdaraj rrëfeu emocionet e prindërimit dhe zbuloi se vogëlushen e kanë quajtur Raina, madje ai tha se edhe i ngjan atij.

“Më vjen keq i them bashkëshortes, por kjo më ngjan mua”, tha ai duke qeshur, teksa tha se uron që fëmija tjetër t’i ngjajë të shoqes.

Arbri tha se mezi ka pritur që të përfundojë spektakli i Big Brother, në mënyrë që të kalojë kohë me të bijën.

“Nuk kam mundur të kaloj kohë me të, përveç dy të dielave. Rriten shpejt dhe kanë nevojë vetëm për prezencën tonë”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/