zoom

Të gjitha

Arben Vitia jep dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë në Kosovë

Ditën e sotme, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pasi kandidon për kryetar të Komunës së Prishtinës, si përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosja.

Vitia ende nuk është përfshirë në fushatën zgjedhore ndaj mendohet se dorëheqja nga posti do të vijë për t’iu bashkuar asaj.

Zgjedhjet lokale në Prishtinë do të mbahen më 17 tetor.