zoom

Stil

Aq ishte! Pas përfundimit të programit, ndahet çifti i “Love Island”

Pak pas përfundimit të programit, çifti i “Love Island Albania”, Ilda dhe Stivi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ilda e ka shprehur shpesh pëlqimin dhe ndjenjat për Stivin jashtë programit. Madje ata u përfolën gjatë si një nga çiftet më simpatikë të reality-show-t të dashurisë.

Në profilet e tyre në Instagram nuk mungonin edhe dedikimet ndaj njëri-tjetrit e fotot e postuara bashkë, si dhe nuk munguan as daljet publike. Por romanca duket se zgjati shumë pak.

Ilda dhe Stiv kanë fshirë fotot e tyre nga Instagrami e tashmë në postimet e fundit duket se secili po vazhdon jetën e tij.