Aplikacion
Javën e kaluar Komisioni Kombëtar për Tregjet dhe Konkurrencën njoftoi zyrtarisht hetimin duke thënë se kompania mund të ketë aplikuar kushte të pandershme për zhvilluesit të cilët përdorin platformën për të shpërndarë aplikacionet e tyre.
Nëse autoritetet konfirmojnë këto shkelje, Apple mund të gjobitet me 10 përqind të të ardhurave vjetore, një shumë potencialisht miliarda euroshe. Hetimi mund të marrë deri në dy vite dhe është sfida e radhës rregullatorë me të cilën përballet gjiganti i iPhone.
Në Mars Komisioni Europian gjobiti Apple me 1.84 miliardë euro për praktika anti-konkurruese në industrinë e muzikës online. Në Qershor por autoritetet Europiane sugjeronin se Apple ka shkelur Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA) duke mos lejuar përdoruesit të shfrytëzojnë sisteme alternative pagesash.