zoom

Aktualitet

Apeli i shtoi 1 vit burg, arrestohet ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe

Ish-kreu i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe është arrestuar. Vënia në pranga nga policia vjen në kuadër të zbatimit të vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm, që shtoi dënimin ndaj ish-kryebashkiakut.

Ditën e djeshme, Apeli ka fajësuar Tushen edhe për “shkelje të barazisë në tendera”, vepër për të cilën mori pafajësi në shkallën e parë. Si rezultat, Tushe u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, nga 2.4 që ishte dënuar me shkallën e parë.

Fatos Tushe u arrestua fillimisht më 6 korrik 2021, ndërsa në Janar të këtij viti u lirua pasi gjykata konstatoi përfundimin e dënimit.

Fatos Tushe, u gjet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit, por u cilësua fajtor nga Gjykata e Posaçme për shpërdorim detyre në dy raste. Ai u dënua me 3 vite 8 muaj burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohen në 2 vjet e katër muaj. Tushes po ashtu iu hoq drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Gjykata tha se Tushe shpërdoroi detyrën për shkak se lejoi një ndërtim pa leje, si dhe abuzoi me karburantin e bashkisë./zoom.al/