zoom

Aktualitet

Apeli i lë nën sekuestro biznesmenit Gjoka, mbi 30 mln euro tokë në bregdetin e Velipojës

Apeli i GJKKO ka lënë sot në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal “Metamorfoza” në Shkodër, pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.

SPAK kërkoi lënien në fuqi të sekuestros preventive dhe Gjykata ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë.

Kujtojmë se biznesmenit Gjoka, që është shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK, me vlerë mbi 30 mln euro.

SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit. Ai akuzohet se ka ofruar pagesa deri në 120 mijë euro, për eliminimin fizik të kundërshtarëve, duke porositur grupin Bajri. /ZOOM.AL/