zoom

Të gjitha

Anxhela Peristeri, dasmë në Las Vegas?

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, e ka mbajtur gjithmonë sekret jetën e saj private, ndonëse një muaj më parë ajo konfirmoi lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj.

Së fundmi, ka lajme të reja për këngëtaren shqiptare e cila mund të jetë në prag martese. Burimet për median kosovare “Prive”, kanë bërë me dije se Peristeri me të dashurin e saj do të martohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, specifikisht në Las Vegas.

Anxhela kohët e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto nga Las Vegas-i, duke përfocuar kështu hipotezat se ajo ndodhet atje për ceremoninë e saj të martesës./L.K

/Zoom.al