zoom

Lajme

ANGLI-SHQIPËRI/ Mbyllet pjesa e parë, Strakosha bën heroin

Mbyllet me rezultatin 1-0 pjesa e parë e ndeshjes Angli-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset për Botërorin 2026.

Pasi zhbllokuan rezultatin në minutën e 19, “Tre Luanët” tentuan disa herë të tjera t’i shënojnë Shqipërisë, por portieri Strakosha.

Në minutën e 36, Bellingam hyri në zonë nga e majta, por gjuajtja e tij u ndal nga Strakosha dhe më pas kuqezinjtë fituan një faull.

Katër minuta më vonë, Bellingam tentoi sërish të shënojë me një gjuajtje me kokë, por Strakosha shpëtoi sërish Shqipërinë.

Ndërsa Gjimshiti ndali gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur./ Zoom.al

Postime të lidhura