zoom

Bota

Angela Merkel viziton për herë të fundit Athinën si kancelare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po zhvillon në Athinë një vizitë lamtumire dy ditore. Ajo u takua me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Angela Merkel ka pranuar ftesën e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis  për të vizituar Athinën, pak para se ajo të mbyllë një kapitull të madh jo vetëm në politikën gjermane, por edhe për Evropën në tërësi. Presidentja greke pasi i uroi mirëseardhjen e quajti atë një politikane të madhe dhe e falenderoi atë për marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve.

Mediat greke shkruajnë se vizita e Merkel është një vizitë shumë simbolike, pasi ajo tregon marrëdhëniet greko-gjermane.

Pas Pallatit Presidencial, Angela Merkel do të drejtohet drejt Pallatit Maximos, ku do të pritet  nga kryeministri Kyriakos. Pas takimit të tyre do të pasojnë edhe deklaratat për shtyp. Bisedimet do të fokusohen edhe në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe, si dhe për situatën e krijuar nga pandemia .

Kancelarja e cila mbërriti mbrëmë, u prit nga kryeministri, duke shtruar një darkë për nder të saj në shtëpinë e tij në Lycabettus. Dy liderët patën një takim dy orësh me dyer të mbyllura, në të cilin ndër të tjera u ngrit edhe çështja e Turqisë, pasi zonja Merkel vizitoi Turqi fundjavën e kaluar në kuadër të turit të saj të lamtumirës.

Mediat greke shtojnë se vizita e Angela Merkelit në Athinë shënon një pikë kthese si për ekuilibrat brenda BE-së, por edhe për Greqinë, e cila tashmë ka ikur përpara.