Aplikacion
Anëtarët e familjes Kardashian dhe Jenner janë fotografuar vazhdimisht me veshje të shtrenjta “Dolce & Gabbana” në prag të ceremonisë që do të mbahet më vonë sot në fshatin bregdetar italian të Portofino.
Influenca e yjeve të realitetit që shfaqin veshjet e markës në sfondin e rivierës italiane do t’i japë publicitet falas “Dolce & Gabbana”, e cila është goditur nga polemika vitet e fundit.
Shtëpia italiane e modës ka qenë e përfshirë nga afër në organizimin e çdo aspekti të festimeve luksoze të dasmës, e cila është cilësuar si eventi i showbizit të vitit. Stafi nga baza e kompanisë në Milano është dërguar në resort ditët e fundit për të mbikëqyrur përgatitjet dhe janë vendosur në hotelet lokale.
Kourtney dhe Travis, kanë qëndruar gjithashtu në superjahtin “Regina d’Italia”, i cili besohet se është në pronësi të Stefano Gabbana, bashkëthemeluesit të “Dolce & Gabbana”./L.K
/Zoom.al