Aplikacion
Sistemi financiar i Rusisë po goditet që nga mëngjesi i sotëm me diçka që është shumë më shumë se një grup normal sanksionesh dhe që shihet më mirë si një formë lufte ekonomike.
Më shumë duket se është krijuar një teatër financiar I luftës përmes vendosjes së armatimit të rëndë. Dhe duket se është krijuar për të shtyrë të gjithë Rusinë drejt një recesioni sa më të thellë që të jetë e mundur, me kaosin që është shtuar për shkak të rrjedhjeve bankare.
Kjo mund të bëjë që Rusia të paguajë një çmim të menjëhershëm për sa i përket stabilitetit të saj financiar dhe social për pushtimin dhe bombardimin e Ukrainës, dhe t’ia sjellë atë në shtëpi popullit rus dhe kujtdo në elitën ruse që ka dyshime për veprimet e Presidentit të tyre.
Sipas fjalëve të Komisionit Evropian, synohet “të paralizojë” aftësinë e Bankës Qendrore Ruse për të mbrojtur sistemin financiar rus nga sanksionet.
Siç tha në mënyrë eksplicite Shtëpia e Bardhë: “Ne po planifikojmë të vendosim masa për të siguruar që Rusia nuk mund të përdorë Bankën e saj Qendrore për të mbështetur monedhën e saj dhe për të minuar ndikimin e sanksioneve tona”. Po kështu u shpreh edhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss, aleatët “po bëjnë gjithçka mundemi për të degraduar ekonominë ruse”.
Bankat qendrore zakonisht kanë imunitet sovran. Synimi i Bankës Qendrore Ruse po ndodh në mënyrë eksplicite me qëllim që të çarmatoset armatimi i mbrojtjes së shtetit rus prej 630 miliardë dollarësh. Në ditën e pushtimit, ndërhyrjet duke përdorur këto rezerva ndihmuan në shpëtimin e rublës pasi ajo ra në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit.
Ish-kryeministri rus Mikhail Kasyanov përmes një postimi në Tëitter u shpreh se Perëndimi “po ngrinte rezervat ndërkombëtare të Rusisë” duke synuar bankën qëndrore.
“Nuk ka më asnjë mënyrë për të mbështetur rublën. Hiperinflacioni dhe katastrofa ekonomike janë afër qoshes,” shtoi ai.
Përjashtimi i bankave kryesore vendase ruse me pakicë nga sistemi i mesazheve Sëift në të njëjtën kohë krijon njëfarë pasigurie të brendshme. Banka Qendrore Ruse duhet të siguronte publikun dhe tregjet se kishte rubla të pakufizuara për të siguruar stabilitetin e sistemit. Shtohet rreziku që pasojat e tregut do të përhapen përtej Rusisë./ M.C/