Aplikacion
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka rekomanduar shprehimisht që vendet e tjera të mësojnë nga përvoja e Italisë me Shqipërinë. Pas samitit të BE-së në mes të tetorit, ajo deklaroi: “Ideja e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë Bashkimit Evropian nuk është e parëndësishme, por duhet të diskutohet”.
BE-ja dëshiron të kufizojë numrin e azilkërkuesve. Presioni politik mbi qeveritë e këtyre vendeve për largimin e migrantëve që nuk kanë të drejtë azili është rritur. Deri tani, sipas von der Leyen, vetëm një e pesta e tyre janë kthyer. Ndërsa me kampe si ai në Shqipëri, BE-ja mund të zhvendosë të paktën pjesërisht problemet e saj në vende jashtë territorit të BE. Komisioni planifikon të propozojë një ligj të ri për këtë çështje muajin e ardhshëm.
Qendrat e dëbimit jashtë kufijve të BE-së?
Komisioneri i Brendshëm i BE, Magnus Brunner ka folur për qendra të kthimit si një model. Ai e kupton konceptin “vetëm si një model për njerëzit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që duhet të largohen nga vendi”.
Azilkërkuesit e refuzuar mund të strehohen në qendra të tilla dëbimi jashtë kufijve të BE-së. Vetë ata që fitojnë azilin mund të futen në Itali, ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen nga Shqipëria në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt. Këtë koncept po e mendojnë edhe vende të tjera. Qeveria holandeze e krahut të djathtë po shqyrton ngritjen e një qendre riatdhesimi në Ugandë.
Qeveria gjermane: Nuk ka model për Gjermaninë
Kancelari Olaf Scholz nuk e sheh këtë model si një zgjidhje e mirë e çështjes: “Është e qartë se konceptet që paraqesin rënie shumë të vogla kur shikon numrat e përgjithshëm, nuk janë zgjidhja më e mirë për një vend kaq të madh sa Gjermania.Ministrja e Brendshme Nancy Faeser thotë: “Para së gjithash, një partner i tillë është faktori më i vështirë. Sfida më e madhe është gjetja e vendeve të treta të sigurta.”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të qartë në lidhje me kampet në vendin e tij se marrëveshja vlen vetëm për Italinë. “Ne ndajmë një dashuri të pakushtëzuar me Italinë. Ne vendosëm ta bëjmë këtë nga ndjenja e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë, në mënyrë që të kopjojmë modelin italian, qeveritë e tjera të BE-së do të duhet të gjejnë vende të tjera të treta të sigurta”, tha ai.
Procesi i nisur në Luksemburg do të tregojë nëse ky është një model i përshtatshëm apo jo.
Dosja e Veliajt nxjerr abuzimin dhe me fondet e BE/ Si transferoi bashkia e Fierit miliona lekë