Aplikacion
BBC i ka dedikuar një artikull kuqezinjve, duke vlerësuar në maksimum ekipin e drejtuar nga Sylvinho. Media shkruan se kjo kombëtare është gati për të shkruar… historinë.
“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit.Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës. Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se nëntë ose dhjetë milionë të tjerë nëpër botë.
Ka një gjeneratë që nuk e ka parë ekipin në një kampionat europian. Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Jemi në lojë, krenarë dhe ambiciozë. Spanja është e fortë, por ne do të luftojmë për 90 minuta. Do të ishim të kënaqur nëse luanim në 1/16, por duhet të prodhojmë performancën më të mirë”, shkruan BBC. /ZOOM.AL/