zoom

Lajme

Analisti kosovar mohon cilësitë e Asanit: As këpucët nuk mund t’i lidhë…

Ish-futbollisti Blendi Memaj, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë ku hedh poshtë krejtësisht cilësitë e Jasir Asanit.

I ftuar në emisonin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës.

Memaj thotë se Asani nuk është aspak në cilësitë e Zhegrovës, duke theksuar se sulmuesi nga Shkupi nuk mundet t’i lidhë as këpucët futbollistit të Lilës. Gjithashtu, analisti shton se Kosova është më lart se Shqipëria përsa i përket individualitetit.

“Nëse sot bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani, i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën… as këpucët s’mund t’ja lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.