Aplikacion
Në përmbyllje të intervistës, Lleshi performoi këngën e saj “Deal”, një këngë jo pak e përfolur, nisur nga teksti i saj dhe fakti se për një pjesë të publikut, por edhe figura publike që gjithashtu reaguan, të resë i mungon talenti në të kënduar. Çështje vlerash kjo, që kërkon diskutim më vete…
Fill sapo kënga përfundoi dhe moderatorja Lati po mbyllte mbrëmjen, krejt papritur, pjesëmarrësja në “Për’puthen” zgjodhi të ofronte “show”. Kështu zbërtheu xhaketën, e flaku tej dhe kamerave u shfaqi shpinën e saj të zhveshur, teksa mbulonte me duar gjoksin.
Një zhveshje pa motiv, pa kauzë, thjesht zhveshje; zhveshje që në fund të ditës që do të flitet për të. Më shumë shikueshmëri, më shumë klikime, më shumë përmendje e emrit, më shumë ftesa, më shumë ndjekës, më shumë reklama, më shumë fitime, më shumë më shumë më shumë….
Lakuriqësia e gruas është konceptuar shpesh përkrah emancipimit, por a mundet përherë zhveshja të fshihet pas të qenit mendje hapur dhe të justifikohet me të?
Të zhvishesh për çfarë dhe të tregosh çfarë është pyetja që të lind natyrshëm kur sheh këtë video.
View this post on Instagram
Agjencia e BE: Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Europë, e marrin edhe në zyrë