zoom

Politikë

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Dënojmë sulmin me raketa në Kiev, pro sovranitetit të Ukrainës

Ambasadori i Shqipërisë në OKB ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, lidhur me sulmet e zhvilluara nga Rusia në Ukrainë.

Gjatë një ndërhyrjeje në mbledhjen urgjente, ambasadori Ferit Hoxha ka deklaruar se Rusia po dënon brutalisht fqinjët e saj, ndërsa shtoi se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës.

“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”, tha ai.