zoom

Aktualitet

Alqi Bllako kërkon lirinë nga qelia: Nuk jam i rrezikshëm

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako sot kërkon lirinë nga qelia. Kërkesa është depozituar pak ditë më parë dhe sot do të flasë gjykata e Apelit.

Në kërkesën e tij, ish-deputeti pretendon se nuk ka prova, për fajësinë e tij, po ashtu ai nuk është i rrezikshëm dhe nuk i shmanget hetimit nga SPAK.

Bllako u arrestua dhe është lënë në qeli, pasi dyshohet se ka përfituar rreth 15 milionë Lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit./zoom.al

Postime të lidhura