Aplikacion
Ajo ka një marrëdhënie më shumë se 20-vjeçare me një biznesmen të njohur nga Vlora, Ardian Nelaj, me të cilin ka edhe dy fëmijë, Lionel dhe Nicole.
Por në postimet e Alketës ata nuk shfaqen kurrë familjarisht. Arsye për këtë, sipas moderatores, është për të ruajtur privatësinë për gjërat e shenjta.
“E vetmja gjë që kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen nuk e kemi për konsum dhe famë. Ai biznes, unë showbizz, nuk i kemi përzierë. Përputhet me natyrën time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shtrenjta dhe të shenjta.
Është mënyra ime për të mbrojtur familjen, janë të tre si yje, s’dua t’i marrin mësysh”, iu përgjigj Alketa pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
Ajo foli edhe për “çelësin” për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të suksesshme.
“Interpretohet nga unë si një romancë e përjetshme, jo si një kornizë institucionale. Dy njerëz janë miq, pastaj partnerë, pastaj prindër, pastaj jeta është aventurë, është qejf. Ai që ka më shumë bën për atë që ka mundësi më pak, pa kalkulator pa makinë llogaritëse. Bën thjeshtë se ndjen dhe do, dhe kur do s’ka llogari. Unë jam tolerante si natyrë. Nuk prish qejf. Nuk provokoj konflikt. Jeta pranë meje duhet të jetë qejf, paqe, atmosferë,gëzim”, u shpreh Alketa Vejsiu.