zoom

Politikë

Alibeaj bashkon votat me PS, Këshilli i Mandateve miraton kërkesën për arrestimin e Berishës

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka miratuar me 6 vota pro që kërkesa e SPAK t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Sali Berisha.

Votave të 5 deputetëve të PS-së iu bashkua edhe ligjvënësi demokrat, Enkeled Alibeaj, i cili u shpreh se ishte pro hapjes rrugë të arrestimit të ish-kryeministrit.

Në mbledhje, e cila nisi në orën 12:00 janë të pranishëm dhe prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Nndërkohë që nga opozita merr pjesë vetëm deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës, munguan.

Në kohën kur nisi mbledhja, paralelisht ish-kryeministri Sali Berisha protestonte jashtë Kryesisë së Kuvendit.

Ai mbaroi tubimin pas gati 1 orë e 20 minuta dhe shpërndau protestuesit pa pritur vendimin e Këshillit të Mandateve.

Ndërkohë rreth 700 forca policie u vendosën në perimetrin e Kryesisë, në gatishmëri nëse do të kishte incidente.

Gjithashtu forcat RENEA dhe makina shihedhëse ishin në gatishmëri.

Por i vetmi moment incidenti, ishte hedhja e një veze në drejtim të Kuvendit dhe e tymueseve.