Aplikacion
Protothema shkruan se zjarri, në zonën e Shqipërisë hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, dje pasdite. Zjarri po digjet në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, pa kërcënuar vendbanimet për momentin, shkruan gazeta greke.
Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës, janë vendosur në pikat kryesore. Në të njëjtën kohë, makinat dhe buldozerët janë zhvendosur nga Mbrojtja Civile, ndërsa është kërkuar ndihma e mjeteve ajrore.