zoom

Aktualitet

Alarm te “Rruga e Salës”! Dyshime për bombë, një çantë e braktisur në rrugë

Një situatë alarmante është krijuar momentalisht në kryeqytet, te zona e njohur si Rruga e Salës.

Një çantë e braktisur në rrugë ka lindur dyshime për një lëndë shpërthyese të mundshme.

Teksa pritet ndërhyrja e Njësisë Antieksploziv për të vlerësuar situatën, çanta në fjalë ndodhet përballë ambasadës Iraniane dhe pallatit ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha, saktësisht në rrugën Mustafa Matohiti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.09.2021, rreth orës 09:15, njoftohemi nga punonjësi i policisë në shërbim se në rrugën “Mustafa Matohiti”, është konstatuar një çantë shpine.

Sherbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e vendit dhe kanë njoftuar forcat xheniere për veprime të metejshme.

Paraprakisht dyshohet se është një çantë e braktisur.