zoom

Aktualitet

Alarmi për bombë te “Rruga e Salës”, çfarë u gjet brenda çantës së braktisur

Një çantë e dyshimtë, e gjetur mëngjesin e së martës në rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, rezultoi të ishte bosh.

Alarmi fals për bombë mbajti të mbërthyer për më shumë se 1 orë punonjësit e policisë dhe banorët e “Rrugës së Salës” në Tiranë, ku një çantë e dyshimtë u gjet e braktisur.

Nga ndërhyrja me shpërthim të kontrolluar rezultoi se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse, pasi çanta ishte bosh.

“Çanta e konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh”, njofton policia.