zoom

Bota

Alarm për bombë në SHBA/ Policia vendos snajpera

Zona përreth Capitolit në Uashington DC, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara u evakuua sot, e enjte 19 gusht 2021, nga autoritetet pas një alarmi për bombë që mendohej se është vendosur në një kamion të dyshimtë të parkuar jashtë Biblotekës së Kongresit në Capitoll Hill.

Lajmi u publikua nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila citon dy zyrtarë vendor.

Policia amerikane deklaroi më vonë se oficerët u alarmuan nga një “makinë e dyshimtë pranë Biblotekës së Kongresit”, ndërsa po vazhdojnë hetimet në lidhje me alarmin për bombë.

Ndërtesa ndodhet pranë Capitolit dhe Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu është evakuuar. Policia gjithashtu evakuoi zyrat e Kongresit aty pranë, si dhe paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe të përdorin tunelet nëntokësore, nëse është e nevojshme për t’u larguar nga zona.

Kongresi është me pushime këtë javë, ndërsa gjykata është e mbyllur për shkak të pandemisë.

Në një postim në Twitter, policia paralajmëroi të gjithë punonjësit e ndërtesës që të qëndrojnë larg kësaj zone.

“Po vazhdojnë hetimet”, thuhet në një mesazh tjetër.

Dy zyrtarët e lartpërmendur konfirmuan se për Associated Press se hetuesit në vendngjarje janë duke punuar për të përcaktuar nëse është një pajisje shpërthyese dhe nëse personi që ndodhet brenda automjetit mban ndonjë mjet shpëthyes.

Ata shprehen se forcat policore dërguan disa snajperë në vendngjarje. CNN, raporton për disa negociata mes shoferit dhe agjentëve federal.

Zona është bllokuar nga makina të shumta policie, agjentë të FBI-së janë vendosur gjithashtu në terren. Shtëpia e Bardhë ka të bërë të ditur se ata po monitorojnë situatën dhe se Presidenti është informuar nga policia.

Ky alarm vjen disa muaj pas zbulimit të një bombe të lënë në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratike dhe Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington një ditë para se mijëra protestues pro Trumpit të sulmonin Kongresin në muajin janar.

Postime të lidhura