zoom

Aktualitet

Alarm në Rinas/ Një person hap derën e avionit në fluturim (FOTO)

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Një pasagjer, emigrant nga India që do të deportohej drejt Turqisë me “Air Albania” ka hapur derën e emergjencës së avionit, i cili sa po ngrihej nga pista duke shkaktuar panik.

Fatmirësisht avioni ka mundur të bëjë ulje emergjente duke mos shkaktuar asnjë dëm në njerëz. Përveç frikës dhe panikut, të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet. Fluturimi është pezulluar, ndërsa po riparohet dera e emergjencës./ Zoom.al