Aplikacion
Ish-drejtuesi i lartë dha një deklaratë të shkurtër për mediat, pak para se të hynte në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku do t’i njoftohet edhe masa e sigurisë, që paraprakisht mbetet në arrest shtëpiak, sipas kërkesës së Prokurorisë.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, s’kam kopjuar asnjë të dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që hynte në ambientet e Gjykatës.
Edhe SPAK po vijon hetime për çështjen, përveç Prokurorisë së Tiranës, teksa tashmë ka edhe një Komision Hetimor për TIMS nga Rithemelimi i PD, ku do hetohet rrjedhja dhe vjedhja e materialeve sensitive nga sistemi. Muça ka qenë i dyshuar edhe më parë, por ngritja e komisionit afroi edhe procedurën e arrestit ndaj tij. /ZOOM.AL/