Aplikacion
Mësohet se avokati ka kërkuar pushimin e çështjes duke argumentuar, se Italia e ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit atje.
Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.
Ndërkohë edhe seanca e parafundit e mbajtur më 18 dhjetor, ishte shtyrë për ditën e sotme. Seanca e së hënës u Më herët gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim.
Në këtë proces Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Më herët janë dënuar kunati dhe shoferi i tij, që akuzohen se bënin ndërmjetësin.
SPAK e kishte dërguar për gjykim Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo, të cilët akuzohen se do pastronin 18.4 milionë euro të bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo.
SPAK thotë se në përfundim të hetimeve është arritur në përfundimin se Taçi, Balla dhe Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. /ZOOM.AL/
U nda me sherr nga Ilnisa? Meriton Mjekiqi tregon kush e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes