Aplikacion
Policia tha se vijon zbatimi i masave të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe goditjen e çdo paligjshmërie.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tijë, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, thuhet në njoftimin zyrtar, por pa dhënë detaje të tjera.
Denoncimi është bërë nga vetë e motra, por i riu e mohon akuzën e dytë.
Kurse në Vaun e Dejës u kap një 23-vjeçar, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta një 24-vjeçar dhe i ka thyer xhamin e automjetit pas sherrit.
“A. D., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë një 24-vjeçar dhe ka thyer xhamin e automjetit të tij. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrimi i pronës”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/