Aplikacion
Rama iu drejtua në Kuvend duke i thënë që “unë duroj shumë”, duke shtuar se do të presë derisa SPAK të marrë një vendim lidhur me çështjen.
“Do të kemi një ballafaqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur. Unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër”, tha kryeministri.
Por, gjithashtu e paralajmëroi se “pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq së në ’97”.
“Nuk e keni mësuar akoma ju, se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë, do të duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do të kemi një ballafaqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur. Unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër.
Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë, hajdeni përshtypje këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq së në ’97″, tha Rama.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet