Aplikacion
Çela theksoi se për këtë ka kthyer përgjigje KLP, duke nënkuptuar se sulmet ndaj Strukturës së Posaçme synojnë të denigrojnë figurën e prokurorëve dhe të ushtrojë presion ndaj tyre.
Më tej, Çela deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme ka një bashkëpunim të kënaqshëm me SPAK.
“Po i përgjigjemi sot çështjeve më emergjente. Kemi performancë më të mirë të Prokurorive. Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP. Numri i të dënuarve është më i lartë dhe sistemi po funksionon. Bashkëpunimi ynë me SPAK ka qenë shumë i mirë, performanca që kemi arritur përmes bashkëpunimit ka qenë në nivele të kënaqshme”, tha kryeprokurori.
Prokurori i Përgjithshëm foli pas përfundimit të raportimit KLP, teksa tha edhe se një Kod i ri Penal është i parakohshëm.
“Nuk është një ligj çfarëdo, është një nga ligjet më komplekse që mbart pasoja shumëvjeçare për vendin. Duke qenë në këto rrethana mendoj se nuk ka nxitim për një Kod të Ri penal. Sfidat për drejtësinë sot janë plotësimi i vakacave. Kur të arrihet një normalitet atëherë mund të flitet për Kod të ri Penal. Mendo që t’u kërkosh sot zbatimin e Kodit të ri prokurorëve dhe gjyqtarëve në kushtet e mbingarkesës. Mendoj se është e parakohshme”, tha ai.
Çela foli edhe për luftën ndaj pastrimit të parave. “Dolëm nga lista gri e pastrimit të parave. Çështja është trajtuar seriozisht dhe me prioritet dhe ka dhënë rezultatet e para. Kjo është një sfidë permanente”, tha ai. /ZOOM.AL/
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë