Aplikacion
Duke komentuar deklaratën e Ana Bërnabiq se është mirënjohëse ndaj shërbimeve ruse të sigurisë që informuan Qeverinë e Serbisë se opozita do të përpiqet të marrë pushtetin në Serbi me dhunë, Zorana Mihajloviq thotë se gjithçka që po bën qeveria aktuale ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të vet të korruptuar dhe të ndyrë”.
Dje, presidenti serb Aleksandar Vuçiq fillimisht konfirmoi se ndihma kishte mbërritur nga “shërbimet e huaja”. Në fjalën e tij, pas përshkallëzimit të protestave, ai tha se prej ditësh kanë paralajmëruar faktorin e huaj dhe se shumë janë bërë naivë dhe as nuk duan të dëgjojnë e shohin se çfarë po ndodh.
“Faleminderit atyre shërbimeve të huaja që e bënë të qartë se e dinin se çfarë po përgatitej dhe u dhanë informacion shërbimeve tona të inteligjencës, të cilat reaguan menjëherë dhe e dinin saktësisht se çfarë po përgatitnin”, tha Vuçiq.
Shumë më konkrete ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila falënderoi shërbimin rus.
“Ndoshta nuk do të jetë e popullarizuar me ata nga Perëndimi, por ndihem veçanërisht sonte se është e rëndësishme të ngrihemi për Serbinë dhe të falënderojmë shërbimet ruse të sigurisë që e kishin atë informacion dhe e ndanë me ne”, tha Brnabiq. /ZOOM.AL/
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara