zoom

Lajme

Akuza e fortë e Berishës: Prokurori i SPAK mori 1 mln euro për të mos pyetur Ymer Lalën për vrasjen

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë para dyerve të SPAK, teksa u shpeh se një ka marrë mori 1 mln euro për të mos pyetur Ymer Lalën për vrasjen.

Kryedemokrati ka zbuluar bisedën e kreut të SPAK me një prej vartësve të tij, ku sipas Berishës, Altin Dumani i ka thënë prokurorit të posaçëm “gojët e liga në SPAK thonë se ke marrë 1 mln euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje”.

Berisha u shpreh se gjatë bisedës Dumani iu drejtuar prokurorit se nuk i kishte bërë pyetje Ymer Lalës për denoncimin e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi për vrasje.

“E thirri Dumani njërin, është e vërtetë me emër dhe mbiemër, e thirri i tha, ‘E ke parë se çfarë thotë Erjona këtu’. Dumani i tha “Zotrote i bërë 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftar Reçi për vrasje, dhe t’i nuk i bërë asnjë pyetje për vrasje” dhe në fund ti e ekzonerove nga vrasja.

Dhe i tha “Gojët e liga në SPAK thonë se ke marrë 1 mln euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje”,”– tha Berisha.

 

Postime të lidhura