Aplikacion
Sipas portalit të huaj “Page Six”, Tish Cyrus ka bërë kërkesën në datën 6 prill. Aktorja dhe producenti përmendën “dallimet” që kanë nga njëri-tjetri si arsyen e ndarjes dhe pretendoi se ajo nuk ka jetuar me Billy Ray për dy vjet.
Billy Ray ishte i pari që bëri kërkesë për divorc në vjeshtën e vitit 2010, por e tërhoqi kërkesën disa muaj më vonë. Mes ndarjes kishte thashetheme ku pretendohej se Tish ishte lidhur me rokerin e Poison, Bret Michaels, 59 vjeç.
Në vitin 2017, divorci u anulua për shkak të katër viteve pasiviteti në gjykata. Përveç 29-vjeçares Miley, Tish dhe Billy Ray kanë edhe katër fëmijë të rritur: Noah, 22 vjeç, Trace, 33 vjeç, Braison, 27 vjeç dhe Brandi, 34 vjeç./L.K
/Zoom.al