Aplikacion
“Ata nuk nxitojnë të planifikojnë dasmën, por thjesht janë të lumtur të zyrtarizojnë lidhjen e tyre”, tha një burim për Mirror.
Çifti thuhet gjithashtu se ka miratimin e ish-gruas së Chris Martin, Gwyneth Paltrow. Aktorja tetorin e kaluar u shpreh se e kishte shoqe e mirë Dakota Johnson duke shtuar se ajo është një person i adhurueshëm dhe i mrekullueshëm.
Dyshja kanë qenë të lidhur që nga viti 2017, por u ndanë shkurtimisht në 2019. Dakota, vajza e aktorit Don Johnson dhe aktores së nominuar për çmimin Oscar, Melanie Griffith, nxiti thashethemet se ishte fejuar në vitin 2020, kur ajo u fotografua me një unazë të madhe smeraldi në gishtin e majtë.
Ndërkohë që ata përpiqen ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes, 34 vjeçarja foli për marrëdhënien me dy fëmijet e Martin dhe Paltrow në një intervistë me “Bustle”.
“I dua ata fëmijë pasi jeta ime varet prej kësaj. Me gjithë zemër”, tha ajo, duke iu referuar vajzës së ish-çiftit, Apple, 19 vjeçe dhe djalit, Moses, 17 vjeç.
/ZOOM.AL/
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit