zoom

Lajme

“Aktor telenovelash, bën si gjynaf e qan cepave…”, “I poshtër!”, plas sherri mes Julit dhe Romeos

Dy aktorët, Romeo Veshaj dhe Julian Deda, kanë debatuar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP. Ky i fundit e akuzoi konkurrentin se ai po viktimizohet dhe po e shfrytëzon situatën me Heidi Baçin si në telenovela.

“A e din sa i ulët je ti? Sa i poshtër je ti”, iu kthye Romeo aktorit, disa minuta pasi i kishte thënë atij dinjitoz.

“Shko e bëj si gjynah tani dhe ec tani. Po s’ke faj ti, faj kanë ata që të vijnë mbrapa”, i tha Juli, i cili duke u tallur u shpreh se nuk ka dëshirë që banorët të merren me çiftin, sepse Romeo lëndohet dhe fillon të qajë cepave të shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Juli: Unë skam nevojë të merrem me viktimat e telenovelave. Filloi viktimizimi përsëri.

Romeo: A e din sa i ulët je ti? Sa i poshtër je ti.

Egla: Sapo i the dinjitoz ti.

Romeo: Dinjitoz dhe i poshtër.

Juli: Kjo ishte tenenovela dhe shfrytëzimi i situatës tënde.

Romeo: Unë kam qenë në dhomë gjithë ditën more gjigand.

Juli: Jo more jo se këtu ke qenë ti. Edhe më thua mua e përdora, ti e përdore për t’u viktimizuar.

Romeo: Kur more? Ti je i shpifur.

Juli: Shko e bëj si gjynah tani dhe ec tani. Po ske faj ti, faj kanë ata që të vinë mbrapa.

Romeo: O frikacak, mos u merrni me çiftin o loja.

Juli: A do të merremi apo mos të merremi tani.

Romeo: Jo nuk dua.

Juli: Atë i thashë pra, mos u merrni.

Romeo: Pse i the, mos të lëndohesha unë.

Juli: Mos të lëndohesh ti, se fillo e qan cepave!  /ZOOM.AL/