zoom

Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësoren në Kamëz dhe plagosi 3 të tjerë, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Aksidenti tragjik i ditës së djeshme i kushtoi jetën një këmbësore, teksa u plagosën dhe 3 persona, kurse hetimet janë në proces.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, njoftuan sot se arrestuan edhe shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në kryeqytet.

Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ai akuzohet se ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç.

“Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Ekspertët po verifikojnë shkakun e përplasjes fatale, kurse dosja i kaloi prokurorisë së kryeqytetit. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura