zoom

Aktualitet

Aksidentohet Meriton Mjekiqi/ Mediat: Në gjendje kritike për jetën

Këngëtari dhe moderatori i njohur Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

Mediat raportojnë se Mjekiqi është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën, megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar për lajmin.

Aksidenti ka ndodhur teksa ish-banori i Big Brother VIP po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Ai ka qenë në drejtim të mjetit kur ka plasur njëra nga gomat dhe si pasojë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një fushë.

Mjekiqi ka mbetur i bllokuar në automjet për rreth një orë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij.

Pas pjesmarrjes në BBV, Meritoni e ka ndarë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës, ndërkohë që shijon lidhjen e dashurisë me gazetaren Ilnisa Agolli./ Zoom.al