zoom

Bota

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut – Makina përplaset me furgonin, vdes i riu

Një i ri humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor të shënuar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave fqinje, 24-vjeçari po drejtonte mjetin e tij kur u përplas me një furgon, që po transportonte punëtorë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ai mbeti i vdekur në vend dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e tij nga makina.

20 persona të tjerë që udhëtonin me furgonin morën plagë të lehta dhe u trajtuan në spital nga mjekët.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur identitetin e viktimës dhe shkaqet e aksidentit.