zoom

Aktualitet

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Fushë Krujë, vdes një person

Një person humbi jetën në një aksident rrugor të regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Fushë Krujë.

Sipas policisë, viktimë mbeti një 77-vjeçar, i cili në momentin e ngjarjes, po ecte në këmbë.

Ai u përplas për vdekje nga një makinë, drejtuesi i të cilës nuk është identifikuar ende.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur identitetin e shoferit që shkaktoi aksidentin dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.