Aplikacion
Raportohet se një furgon, që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale A. B., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues 33-vjeçarin Klodian Shahinin.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën 33-vjeçari dhe nëna e tij, 55-vjeçarja Fatbardha Shahini, pasagjerë në mjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh,furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.